GF Geti Bau
Për GF Geti Bau krijuam një webfaqe informative që i ndihmon vizitorët të gjejnë shërbimin që u duhet, nga ndërtimi i objekteve dhe punimet infrastrukturore deri te përshtatja dhe renovimi i hapësirave.
Secili nga katër shërbimet ka faqen e vet, ndërsa seksioni Projekte i jep kompanisë një hapësirë për të prezantuar punimet. Vizitorët mund ta kontaktojnë ekipin përmes formularit, telefonit, emailit ose WhatsApp-it për të diskutuar punimet që kanë në plan.

Rreth biznesit
GF GETI-Bau Basel GmbH është një kompani ndërtimi me seli në Basel, Zvicër. Kompania realizon ndërtime të reja dhe punime infrastrukturore, si dhe përshtat e renovon objekte ekzistuese. Shërbimet e saj përfshijnë punime në hapësira banimi dhe objekte komerciale.
Detajet e projektit
- Data e realizimit
- 02.02.2024
- Vendndodhja
- Neuweilerstrasse 60, 4054 Basel, Zvicër
- Industria
- Ndërtim
Veçoritë e webfaqes
- Responsive në desktop, tablet dhe mobile
- SEO teknike dhe optimizim në faqe
- Optimizim i shpejtësisë së ngarkimit
- Formular kontakti
- Integrim me Google Maps
Ke një projekt në mendje?
Na trego çfarë ke në plan për biznesin tënd. Të ndihmojmë të zgjedhësh zgjidhjen e duhur për webfaqen, dyqanin online ose aplikacionin tënd.