ER Print
Për ER Print krijuam një webfaqe në shqip që prezanton shërbimet e printimit digjital dhe personalizimit. Vizitorët mund të shohin çfarë realizon kompania, nga maicat dhe filxhanët me logo deri te vizitkartat, broshurat dhe materialet promovuese.
Në faqen «Projektet» i organizuam fotografitë e punimeve në pesë kategori, që vizitorët të gjejnë shembuj të produktit që u intereson. Për të diskutuar një porosi, ata mund të dërgojnë mesazh përmes formularit ose të kontaktojnë ekipin me telefon apo email.

Rreth biznesit
ER Print është një kompani printimi digjital në Viti. Realizon maica me logo, dhurata të personalizuara, vizitkarta, fletëpalosje dhe broshura. Për bizneset, përgatit materiale promovuese që përshtaten me identitetin e markës.
Detajet e projektit
- Data e realizimit
- 13.12.2024
- Vendndodhja
- Rr. Idriz Seferi, 61000 Viti, Kosovë
- Industria
- Printim
Veçoritë e webfaqes
- Responsive në desktop, tablet dhe mobile
- SEO teknike dhe optimizim në faqe
- Optimizim i shpejtësisë së ngarkimit
- Formular kontakti
- Integrim me Google Maps
- Integrim i analitikës së webfaqes
Ke një projekt në mendje?
Na trego çfarë ke në plan për biznesin tënd. Të ndihmojmë të zgjedhësh zgjidhjen e duhur për webfaqen, dyqanin online ose aplikacionin tënd.