Bautex
Për Bautex krijuam një webfaqe në anglisht me katalog për rrjetat dhe shiritat prej fibre qelqi, si dhe produktet me shkumë poliuretani për ndërtim.
Katalogu i ndihmon vizitorët të shfletojnë gamën e produkteve dhe të hapin faqet individuale për të parë përmasat, peshën dhe përdorimin e secilit model të rrjetës. Për pyetje rreth produkteve, vizitorët mund ta kontaktojnë ekipin përmes formularit, emailit ose WhatsApp-it.

Rreth biznesit
Bautex SH.P.K. është prodhues i rrjetave prej fibre qelqi për ndërtim, me seli në Pozharan, në komunën e Vitisë. Kompania ofron rrjeta me përmasa dhe pesha të ndryshme për përforcimin e suvasë dhe të shtresave të fasadës. Gama e produkteve përfshin edhe shirita vetëngjitës prej fibre qelqi dhe shkumë poliuretani për montim e izolim.
Detajet e projektit
- Data e realizimit
- 20.11.2023
- Vendndodhja
- Rr. Samet Bugojevci, 61060 Pozharan, Kosovë
- Industria
- Prodhim
Veçoritë e webfaqes
- Responsive në desktop, tablet dhe mobile
- SEO teknike dhe optimizim në faqe
- Optimizim i shpejtësisë së ngarkimit
- Formular kontakti
- Integrim me Google Maps
- Integrim i analitikës së webfaqes
Ke një projekt në mendje?
Na trego çfarë ke në plan për biznesin tënd. Të ndihmojmë të zgjedhësh zgjidhjen e duhur për webfaqen, dyqanin online ose aplikacionin tënd.