Të gjitha projektet
  • Webfaqe
  • Informative

ALEA Objektservice e.U.

Për ALEA Objektservice e.U. krijuam një webfaqe në gjermanisht që prezanton shërbimet e pastrimit për banesa, biznese dhe objekte në ndërtim. Secili nga nëntë shërbimet ka faqen e vet, nga pastrimi i rregullt i ndërtesave deri te pastrimi pas përfundimit të punimeve.

Përmes butonit «Jetzt buchen», vizitorët mund të kërkojnë ofertë duke dhënë adresën e objektit, datën dhe orën e preferuar. Për pyetje të përgjithshme, faqja ofron formular kontakti dhe lidhje direkte me telefon dhe WhatsApp.

Shiko projektin live
Pamje e projektit — ALEA Objektservice e.U.

Rreth biznesit

ALEA Objektservice e.U. është një kompani pastrimi me seli në Graz, Austri. Ofron pastrim të rregullt dhe të thelluar për banesa e ndërtesa, pastrim të dritareve dhe fasadave, si dhe pastrim pas ndërtimit ose renovimit.

Detajet e projektit

Data e realizimit
28.09.2024
Vendndodhja
Andritzer Reichsstraße 58c, 8045 Graz, Austri
Industria
Shërbime pastrimi

Veçoritë e webfaqes

  • Responsive në desktop, tablet dhe mobile
  • SEO teknike dhe optimizim në faqe
  • Optimizim i shpejtësisë së ngarkimit
  • Formular kontakti
  • Sistem rezervimesh online
  • Integrim me Google Maps
  • Integrim i analitikës së webfaqes
Le të bashkëpunojmë

Ke një projekt në mendje?

Na trego çfarë ke në plan për biznesin tënd. Të ndihmojmë të zgjedhësh zgjidhjen e duhur për webfaqen, dyqanin online ose aplikacionin tënd.