Refresh Trade
Për Refresh Trade SHPK krijuam një webfaqe profesionale për prezantimin e kompanisë prodhuese dhe kapaciteteve të saj në industrinë e përpunimit të plastikës në Kosovë.
Webfaqja prezanton teknologjinë e prodhimit me injektim plastik, makineritë industriale ARBURG, gamën e produkteve dhe mundësitë për prodhimin e komponentëve të personalizuar. Përmes faqeve të dedikuara për kapacitetet prodhuese, prototipimin, kontrollin e cilësisë dhe aplikimet industriale, krijuam një prezantim të strukturuar për klientët B2B.
Një pjesë e rëndësishme e projektit është formulari për kërkesa teknike, i cili u mundëson bizneseve të përshkruajnë nevojat e tyre dhe të bashkëngjisin dokumente, vizatime apo modele teknike. Webfaqja është në anglisht dhe synon ta prezantojë Refresh Trade si partner prodhimi për kompani në Kosovë dhe në tregun evropian.

Rreth biznesit
Refresh Trade SHPK është një kompani prodhuese me seli në Prishtinë, Kosovë, e specializuar në prodhimin e komponentëve plastikë përmes teknologjisë së injektimit në kallëpe (Plastic Injection Moulding).
Kompania operon me pesë makineri industriale ARBURG të pajisura me sisteme robotike dhe ofron produkte për ndërtimtari, sisteme të nivelizimit të pllakave, fasada, ngrohje nën dysheme, si dhe komponentë plastikë të personalizuar për sektorin industrial dhe automobilistik.
Refresh Trade ofron gjithashtu mbështetje për prototipim, përgatitje të kallëpeve, montim, kontroll të cilësisë, paketim dhe logjistikë, me fokus në bashkëpunime afatgjata me klientë industrialë në Evropë.
Detajet e projektit
- Data e realizimit
- 15.08.2026
- Vendndodhja
- Rr. Raif Polomi, Nr. 36, Prishtinë, Kosovë
- Industria
- Prodhim
Veçoritë e webfaqes
- Responsive në desktop, tablet dhe mobile
- SEO teknike dhe optimizim në faqe
- Optimizim i shpejtësisë së ngarkimit
- Formular kontakti
- Integrim me Google Maps
- Integrim i analitikës së webfaqes
Ke një projekt në mendje?
Na trego çfarë ke në plan për biznesin tënd. Të ndihmojmë të zgjedhësh zgjidhjen e duhur për webfaqen, dyqanin online ose aplikacionin tënd.