Të gjitha projektet
  • Webfaqe
  • Informative

Konaku Resort

Për Konaku Resort krijuam një webfaqe në shqip që prezanton restorantin, akomodimin dhe ambientet për organizimin e eventeve, duke pasqyruar atmosferën tradicionale dhe mikpritjen e resortit.

Webfaqen e organizuam me menu digjitale të ushqimeve dhe pijeve, galeri fotografish dhe faqe të dedikuar për kërkesa rezervimi. Vizitorët mund të eksplorojnë ofertën gastronomike, të njihen me ambientet dhe të kërkojnë rezervimin e një tavoline ose dhome përmes formularit online apo WhatsApp-it.

Shiko projektin live
Pamje e projektit — Konaku Resort

Rreth biznesit

Konaku Resort është një kompleks mikpritjeje dhe gastronomik i vendosur përgjatë magjistrales Klinë – Gjakovë, në Kosovë. Resorti ofron restorant me kuzhinë tradicionale dhe ndërkombëtare, akomodim në dhoma, ambiente për organizimin e dasmave, festave familjare dhe eventeve të biznesit.

Me hapësira të përshtatshme për relaksim, shërbim në tavolinë dhe mundësi për organizimin e eventeve e catering, Konaku Resort u ofron vizitorëve një kombinim të gastronomisë, rehatisë dhe mikpritjes shqiptare.

Detajet e projektit

Data e realizimit
26.10.2025
Vendndodhja
Rr. 4 Prilli, Magjistralja Klinë – Gjakovë, Kosovë
Industria
Hotel

Veçoritë e webfaqes

  • Responsive në desktop, tablet dhe mobile
  • SEO teknike dhe optimizim në faqe
  • Optimizim i shpejtësisë së ngarkimit
  • Formular kontakti
  • Integrim me Google Maps
  • Integrim i analitikës së webfaqes
Le të bashkëpunojmë

Ke një projekt në mendje?

Na trego çfarë ke në plan për biznesin tënd. Të ndihmojmë të zgjedhësh zgjidhjen e duhur për webfaqen, dyqanin online ose aplikacionin tënd.