Të gjitha projektet
  • Webfaqe
  • Informative

Dino Bau

Për Dino Bau krijuam një webfaqe profesionale në gjermanisht që prezanton shërbimet e ndërtimit, muraturës, betonimit, rregullimit të kopshteve dhe renovimit të objekteve në Leonberg, Gjermani.

Webfaqen e organizuam me gjashtë shërbime kryesore, faqe individuale me informacione të detajuara dhe galeri projektesh me fotografi para dhe pas realizimit. Integruam gjithashtu formularin e kontaktit, seksionin FAQ dhe lidhjen direkte me WhatsApp, duke u mundësuar vizitorëve të njihen me punimet e kompanisë dhe të kërkojnë ofertë për projektet e tyre.

Shiko projektin live
Pamje e projektit — Dino Bau

Rreth biznesit

Dino Bau është një kompani ndërtimi me seli në Leonberg, Gjermani, e specializuar në punime murature, betonim, rregullim të kopshteve dhe ndërtimin e hapësirave të jashtme.

Shërbimet e kompanisë përfshijnë shtrimin e kubëzave, ndërtimin e themeleve, renovimin e bodrumeve dhe objekteve, si dhe prishjen dhe largimin e strukturave ekzistuese. Dino Bau ofron zgjidhje për klientë privatë dhe biznese, duke u fokusuar në punime të qëndrueshme, realizim të kujdesshëm dhe përshtatje sipas kërkesave të projektit.

Detajet e projektit

Data e realizimit
10.07.2025
Vendndodhja
Hirschlander Str. 6, 71229 Leonberg, Gjermani
Industria
Ndërtim

Veçoritë e webfaqes

  • Responsive në desktop, tablet dhe mobile
  • SEO teknike dhe optimizim në faqe
  • Optimizim i shpejtësisë së ngarkimit
  • Formular kontakti
  • Integrim i analitikës së webfaqes
Le të bashkëpunojmë

Ke një projekt në mendje?

Na trego çfarë ke në plan për biznesin tënd. Të ndihmojmë të zgjedhësh zgjidhjen e duhur për webfaqen, dyqanin online ose aplikacionin tënd.