Muhaxheri Epox
Për Muhaxheri Epox, në bashkëpunim me SkyDev, realizuam një webfaqe profesionale në shqip që prezanton shërbimet e aplikimit të dyshemeve epoxy për ambiente banimi, komerciale dhe industriale në Kosovë.
Webfaqen e organizuam me gjashtë kategori shërbimesh, seksion për projektet e realizuara dhe informacione rreth përparësive të dyshemeve epoxy. Integruam gjithashtu formularin për kërkesë oferte me përzgjedhje të shërbimit, lidhjen direkte me WhatsApp dhe Google Maps, duke u mundësuar vizitorëve të njihen me zgjidhjet e kompanisë dhe të kontaktojnë për projektet e tyre.

Rreth biznesit
Muhaxheri Epox është një kompani në Kosovë e specializuar në aplikimin e dyshemeve epoxy për hapësira rezidenciale, komerciale dhe industriale.
Kompania ofron zgjidhje për garazhe, shtëpi, banesa, lokale, restorante, spitale, klinika dhe parkingje. Punimet përfshijnë përgatitjen e sipërfaqeve dhe aplikimin e shtresave epoxy, duke krijuar dysheme me pamje moderne, rezistencë ndaj konsumit dhe mirëmbajtje të lehtë.
Detajet e projektit
- Data e realizimit
- 05.05.2026
- Vendndodhja
- Magjistralja Ferizaj–Shtime, te Varrezat e Dëshmorëve, Kosovë
- Industria
- Dysheme & Parket
Veçoritë e webfaqes
- Responsive në desktop, tablet dhe mobile
- SEO teknike dhe optimizim në faqe
- Optimizim i shpejtësisë së ngarkimit
- Webfaqe shumëgjuhëshe
- Formular kontakti
- Integrim me Google Maps
- Integrim i analitikës së webfaqes
Ke një projekt në mendje?
Na trego çfarë ke në plan për biznesin tënd. Të ndihmojmë të zgjedhësh zgjidhjen e duhur për webfaqen, dyqanin online ose aplikacionin tënd.