Bebe Home
Për Bebe Home krijuam një dyqan online për shitjen e produkteve për foshnja dhe fëmijë, duke u mundësuar klientëve të shfletojnë dhe të porosisin produkte nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Webfaqen e organizuam me kategori produktesh, filtra sipas çmimit dhe markës, faqe individuale me përshkrime dhe variante produktesh, si dhe shportë për blerje online. Integruam gjithashtu listën e dëshirave, krahasimin e produkteve dhe seksionet e ofertave, duke krijuar një përvojë praktike për prindërit që kërkojnë produktet e nevojshme për fëmijët e tyre.

Rreth biznesit
Bebe Home është një dyqan i specializuar në shitjen e produkteve për foshnja dhe fëmijë, me seli në Gjilan, Kosovë. Ofron një gamë produktesh që përfshin karroca, shtretër, ulëse për vetura, lodra, veshje, biberonë dhe artikuj për higjienën dhe kujdesin e foshnjave.
Përmes dyqanit online, Bebe Home u mundëson klientëve të zgjedhin produktet sipas nevojave të tyre dhe të porosisin me dërgesë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Detajet e projektit
- Data e realizimit
- 27.02.2025
- Vendndodhja
- Rr.Lidhja e Prizrenit te Banesat e Vizionit, Kosovë
- Industria
- Dyqan Online
Veçoritë e webfaqes
- Responsive në desktop, tablet dhe mobile
- SEO teknike dhe optimizim në faqe
- Optimizim i shpejtësisë së ngarkimit
- Webfaqe shumëgjuhëshe
- Formular kontakti
- Integrim me Google Maps
- Integrim i analitikës së webfaqes
- Dyqan online me WooCommerce
Ke një projekt në mendje?
Na trego çfarë ke në plan për biznesin tënd. Të ndihmojmë të zgjedhësh zgjidhjen e duhur për webfaqen, dyqanin online ose aplikacionin tënd.