AGAbau
Për AGAbau – AGA Bau Ademi krijuam një webfaqe profesionale në gjermanisht që prezanton shërbimet e asfaltimit, rregullimit të kopshteve dhe hapësirave të jashtme, si dhe shpimeve profesionale në beton në Gjermani.
Webfaqen e organizuam me tri faqe individuale shërbimesh, galeri të projekteve të realizuara dhe prezantim të procesit të punës në katër hapa. Integruam gjithashtu formularin për kërkesë oferte, seksionin FAQ dhe lidhjen direkte me WhatsApp, duke u mundësuar klientëve privatë dhe bizneseve të informohen për shërbimet dhe të kontaktojnë kompaninë për projektet e tyre.

Rreth biznesit
AGAbau – AGA Bau Ademi është një kompani me seli në Gladbeck, Gjermani, e specializuar në asfaltimin e rrugëve, parkingjeve dhe hyrjeve të objekteve, rregullimin e kopshteve dhe hapësirave të jashtme, si dhe shpimet profesionale në beton.
Kompania realizon punime për klientë privatë, biznese dhe projekte publike në gjithë Gjermaninë. Shërbimet përfshijnë ndërtimin dhe riparimin e sipërfaqeve të asfaltuara, shtrimin e kubëzave, vendosjen e rrethojave, gjelbërimin dhe shpimet precize për instalime teknike. AGAbau fokusohet në cilësinë e punimeve, planifikimin e kujdesshëm dhe realizimin sipas kërkesave të klientëve.
Detajet e projektit
- Data e realizimit
- 05.06.2026
- Vendndodhja
- Elfriedenstr. 12, 45964 Gladbeck, Gjermani
- Industria
- Ndërtim
Veçoritë e webfaqes
- Responsive në desktop, tablet dhe mobile
- SEO teknike dhe optimizim në faqe
- Optimizim i shpejtësisë së ngarkimit
- Formular kontakti
- Integrim me Google Maps
- Integrim i analitikës së webfaqes
Ke një projekt në mendje?
Na trego çfarë ke në plan për biznesin tënd. Të ndihmojmë të zgjedhësh zgjidhjen e duhur për webfaqen, dyqanin online ose aplikacionin tënd.